Shqipëria
Investimet në energji varen nga klima e biznesit
Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strad Sjaastad, nënvizoi se Shqipëria ka nevojë për integrim më të mirë në tregun e energjisë
Në Tiranë është organizuar një tryezë nga shoqata “Konsujt e Nderit në Shqipëri” me titullin “Energjia dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik – Roli i diplomacisë ekonomike”.
Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strad Sjaastad, nënvizoi se Shqipëria ka nevojë për integrim më të mirë në tregun e energjisë.
“Sa i përket modernizimit të rrjeteve, reformimi i sektorit energjetik në Shqipëri është premtues. Linjat e reja të transmetimit me Malin e Zi dhe Kosovën si dhe planet me Maqedoninë janë hapa që duhen mirëpritur. Duhet të ketë potencial për energjinë e erës dhe prodhimin e petroliumit në Shqipëri. Potenciali për hidrocentrale në Shqipëri nuk është shfrytëzuar ende sa duhet”, ka thënë ai. Ambasadori theksoi se mundësitë për investime varen edhe nga klima e biznesit.
“Besoj se energjia do të luajë një rol të rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik