Bota
Babai i emigrantit që u gjet në valixhe shpëton nga burgimi
Një burrë nga Bregu i Fildishtë, djali i të cilit kishte hyrë në Spanjë nga Maroku, përmes një valixheje, ka shpëtuar nga burgimi.
Prokurorët donin që Ali Ouattara të shkonte në burg për ndihmën dhënë djalit të tij që të hyjë ilegalisht në Spanjë.
Gjithsesi kjo ndryshoi, kur u gjet se s’kishte prova që babai kishte planifikuar ta trafikonte djalin me valixhe.
“As babai im as unë nuk e kemi ditur që do të më vendosnin në një valixhe”, ka thënë djaloshi Adou, tani 10-vjeçar.
Adou thotë se babai i tij, që ka kaluar një muaj në burg, gjithmonë i kishte thënë që udhëtimi do të bëhej me veturë, transmeton Albinfo.ch.
Abou po ashtu tha se e kishte të vështirë të merrte frymë në valixhen, që u përdor në tentativën për të kaluar kufirin mes Marokut dhe Spanjës.
Në maj të vitit 2015, zyrtarët në kufi mes Marokut dhe enklavës Ceuta, kishin ndalur një grua teksa tërhiqte valixhen e rëndë. Kur e hapën kishin gjetur një djalë të vogël të futur brenda.
Outtara ishte gjobitur me 92 euro.
Djali tani jeton me nënën e tij në Paris, por udhëtoi për të dëshmuar.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?