Gjuha
Shkolla verore për fëmijët nga diaspora
FTESË
Komuna e Suharekës ka kënaqësinë të organizojë për herë të parë në Kosovë shkollën verore për diasporën. Qëllim i shkollës verore për diasporën është të angazhojë të rinjtë nga diaspora dhe nga Kosova në aktivitete të ndryshme, duke inkurajuar bashkëpunimin ndërmjet tyre.
Qëllimet themelore të kësaj shkolle verore janë:
• Zhvillimi dhe ruajtja e identitetit kombëtar nëpërmjet mësimit të gjuhës, kulturës së origjinës si dhe njohja me trashëgiminë dhe thesarin kulturor, natyror dhe historik kombëtar;
• Ngritja e vetëdijes për origjinën dhe përkatësinë kombëtare (etnicitetin). Edukimi dhe ngjallja e interesimit për njohjen dhe përdorimin e gjuhës e të letërsisë shqipe në të gjitha rrethanat dhe ambientet e komunikimit;;
• Zhvillimi i vazhdueshëm i kompetencave të domosdoshme gjuhësore e kulturore etnike, si bazë për integrim më të lehtë dhe të natyrshëm në shoqërinë vendëse /të shtetit ku jetojnë/;
• Zhvillimi i vazhdueshëm i kompetencave gjuhësore e kulturore kombëtare, si nevojë, “kusht” e përparësi për kthim e integrim më të lehtë në atdhe.
Sipas planprogramit nxënësit:
• Do të aftësohen më tej të komunikojnë në gjuhën shqipe në kontekste të ndryshme dhe nëpërmjet formave e mjeteve të ndryshme,
• Do të njohin, do të kuptojnë dhe do të çmojnë traditën, vlerat dhe të arriturat kombëtare në letërsi, në arte të tjera dhe në fusha e veprimtari të tjera të trashëgimisë kulturore/identitare materiale dhe shpirtërore,
• Do të njohin, do të kuptojnë dhe do të analizojnë në mënyrë kritike zhvillimet historike dhe të shijojnë e të ‘prekin” historinë në përmasat dhe realitetet e mundshme (vizitat dhe ekskursionet mësimore,njohëse),
• Do të njohin, do të kuptojnë, analizojnë dhe reflektojnë për veçoritë themelore gjuhësore, kulturore, historike, gjeografike e shoqërore të hapësirave ku jeton kombi shqiptar,
• Do të njohin për së afërmi gjeografinë e hapësirës etnike shqiptare, në përgjithësi, dhe të Kosovës, në veçanti. Për më tepër ata do të zhvillojnë vlera, pikëpamje e qëndrime pozitive ndaj të arriturave kombëtare e shtetërore. Dallimet ekzistuese etnike, kulturore, religjioze etj. do t’i perceptojnë si vlera qytetërimore e kulturore njerëzore në raport me përkatësitë e tyre të dyfishta . Do të jenë në gjendje të dëshmojnë nivele optimale të një drejtpeshimi ndërkulturor, ku primatin e posedon gjuha amtare dhe kultura e origjinës.
Ndikimi i projektit
Ky projekt do të ndikojë në imazhin e Komunës me shërbimet që ofron për diasporën e saj. Me organizime të kësaj natyre dhe interesin që shfaq Komuna ndaj diasporës, Komuna ndërton besimin e humbur, dhe, në të njetën kohë, promovon shërbimet dhe stimulimin/subvencionet që ofron për diasporën. Komuna me iniciativa të tilla synon angazhimin e diasporës në jetën socioekonomike nëpërmjet angazhimit të ekspertëve të diasporës në shpërndarjen e përvojave të tyre si dhe stimulimin e investimeve të mundshme të diasporës në vendlindje.
Fëmijët e diasporës me pjesëmarrje në projektin “Shkolla verore”do të kenë mundësinë e përshkrimit dhe ndarjen e përvojave me bashkëmoshatarët e tyre në shtetin ku jetojnë.
Lokacionet e zhvillimit të aktiviteteve
Orët mësimore do të mbahen në shkollën fillore “7 Marsi” në Suharekë.
Ekspozita e trashëgimisë kulturore dhe historike në shtëpinë e Felbahut.
Ekskurzion në vendet me rëndësi kulturore: Kalaja e Prizrenit, Hamami i Prizrenit, vizita në Prekaz,, Rugovë, etj.
Bashkëfinancimi
Shkolla verore organizohet në bashkëfinancim me Komunën e Suharekës, me Ministrinë e Diasporës dhe projektin “Diaspora për zhvillim”, e cila financohet nga DEZA dhe zbatohet nga Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim – IMD.
Aplikimi:
Shkolla verore për fëmijët nga diaspora do të zgjasë 10 ditë, duke filluar nga 30 Korrik deri me 10 Gusht 2012.
Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë sa më parë meqenëse numri i pjesëmarrësve është i limituar.
Aplikimi bëhet duke dërguar një email në adresën [email protected] dhe [email protected] ose në nr. e telefonit: + 381 (0)29 271 345 dhe + 377 44 261 248.
Afati i fundit për të aplikuar në Shkollën verore është 20 korrik 2012.
Ju mirëpresim!
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur