Shqipëria
Ekspozita në Tiranë, “Komunizmi në epokën e tij”
Si sot përpara 27 vitesh demonstruesit në qendër të Tiranës rrëzuan statujën me dimensione të mbinatyrshme të diktatorit Enver Hoxha duke i dhënë fund kësisoj edhe në mënyrë simbolike një epoke tmerri prej disa dekadash. Në këtë kontekst, ditën e djeshme, Dr. Ulrich Mählert, përfaqësues i Fondacionit Federal të Diktaturës së Partisë të Unitetit Socialist të Gjermanisë, së bashku me ish të dënuarin politik Fatos Lubonja, çelën në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar përpara miqsh të shumtë të rinj e të vjetër, si dhe në praninë e Ambasadores Gjermane Susanne Schütz, ekspozitën me titull “Komunizmi në epokën e tij”, raporton ambasada gjermane në Tiranë.
Kjo ekspozitë përshkruan ngritjen dhe rënien e lëvizjeve komuniste të shek. XX. “Trajtimi i komunizmit dhe historisë së tij na mpreh shikimin për të dalluar mekanizmat e sundimit, që kanë karakterizuar lëvizjet komuniste në mbarë botën. Nëse arrijmë të shohim qartë premtimet komuniste për shpëtimin dhe të ardhmen, kjo do të na ndihmojë të zbulojmë premtimet populiste të së tashmes, qofshin këto të frymëzuara nga ideologji post-komuniste apo/dhe nacionaliste. Trajtimi i komunizmit dhe historisë së tij mbart në vetvete një element që nxit demokracinë. Kompetenca e qytetarëve/eve për të dalluar mes opozitës politike legjitime dhe politikës ekstremiste, që rrezikon demokracinë, është premisa bazë e çdo demokracie”, u shpreh kuratori i ekspozitës Dr. Mählert.
Versioni shqip i ekspozitës u mundësua prej “Institute for Democracy, Media & Culture (IDMC)”.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane