Bota
Arratisen nga Turqia, kërkojnë azil në Greqi
17 qytetarë turq, të larguar me një gomone nga brigjet turke, kanë mbërritur në një prej ishujve Inouses, në Egjeun juglindor dhe kanë kërkuar azil politik.
Bëhet fjalë për 17 nëpunës civilë dhe gjyqtarë që pasi kanë bërë kërkesën e azilit kanë deklaruar se janë persekutuar në vendin e tyre për shkak të pikëpamjeve të tyre politike dhe se rrezikohen të burgosen nga Rexhep Tayyip Erdogan, shkruan “TCH”.
Pas procedurave të regjistrimit, ata janë dërguar në qendrën e pritjes dhe identifikimit në ishullin Hios, përcjell albinfo.ch.
Ngjarja ndodh në një nga momentet me të papërshtatshme përsa i përket marrëdhënieve mes dy vendeve, kjo pas incidentit me përplasjen e dy anijeve të Rojës Detare greke dhe turke pranë ishujve Imia.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?