Futboll
Kapiteni shqiptar, i suspenduar nga klubi
Kasami është i suspenduar për tri ditë nga klubi dhe është dashur të bisedojë me presidentin për të ardhmen. Ai është dashur t’i thotë presidentit se është i gatshëm të ndihmojë skuadrën, si lojtar dhe si kapiten
A ka të ardhme Pajtim Kasami në FC Sion? Në të vërtetë presidenti i skuadrës zvicerane, Christian Constantin do të dëshironte t`i ishte përgjigjur kësaj pyetje të hënën, por e ardhmja e tij do të mësohet shumë shpejt, shkruan ‘Blick’.
Kasami është i suspenduar për tri ditë nga klubi dhe është dashur të bisedojë me presidentin për të ardhmen. Ai është dashur t’i thotë presidentit se është i gatshëm të ndihmojë skuadrën, si lojtar dhe si kapiten, përcjell albinfo.ch.
Në lidhje me këtë çështje foli edhe trajneri, Maurizio Jacobacci. “Ne kemi punuar si ekip. Sigurisht se ka disa gjëra që nuk është dashur të ndodhin. Nuk them më shumë”. Sioni shënoi fitoren e parë në vitin 2018, duke mundur Lausannen 3:1 pa kapitenin në fushë.
Por, presidenti nuk është shumë i kënaqur me të. “Pajtimi nuk e ka bërë atë që është pritur. Nuk dua ta dërgoj në ferr, por ai është dashur të fokusohet më shumë”.
Presidenti ishte të hënën në Paris për biznes, derisa të martën lojtarët e kanë pushim. “Me Pajtimin do të bisedoj të mërkurën”.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave