Shkurt.ch
Në Bernë u protestua kundër ligjit të ri për azilin
Ndryshimet e reja të ligjit mbi azilin i ka kritikuar edhe e ngarkuara me të drejtat e njeriut në OKB, Navi Pillay
Disa qindra protestues kanë shprehur dje në Bernë mospajtimin e tyre me ligjin e ashpërsuar të azilit. Ky ligj është miratuar me votat e shumicës në Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës.
Protestuesit janë shprehur sidomos kundër vendimit që azilkërkuesve tu ndalohen ndihmat sociale dhe tu jepen vetëm ndihmat emergjente. Vendimi tjetër, që dezertimi nga ushtria të mos merret si bazë për azil, është quajtur “vendim çnjerëzor” nga protestuesit në Bernë. Po ashtu ata janë shprehur edhe kundër asaj që azilkërkuesit në Zvicër të mos kenë të drejtë të merren me politikë.
Për pjesëmarrje në këtë protestë kishin apeluar një numër i madh organizatash, partishë, sindikatash dhe kishash.
Ndryshimet e vendosura të ligjit mbi azilin i ka kritikuar edhe e ngarkuara me të drejtat e njeriut në OKB, Navi Pillay. Në bisedë me ministrin Didier Burkhalter, Pillay ka tërhqur vërejtjen që azilkërkuesit duhet të trajtohen si njerëz dhe jo thjesht si problem kufijsh dhe sigurie.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar