Shkurt.ch

Spanjolli Amansio Ortega, më i pasuri në Evropë

Biznesmeni spanjoll ka rrëzuar në vendin e dytë suedezin më të pasur në Zvicër, Ingvar Kamprada, pronarin e “Ikea-s”, pasuria e të cilit vlerësohet në 37.2 miliardë dollarë.

Në kohën kur Spanja po përballet me krizën më të rëndë ekonomike në historinë e saj, më i pasuri në Evropë është bërë spanjolli 70-vjecar, Amansio Ortega, themelues i kompanisë spanjolle të modës “Inditex”.

Pasuria e Ortegës, i cili është themelues i shtëpive të modës, si: Zara, Massimo Duti, Bershka e Stradivarit arriti vlerën në 39.5 miliardë dollarë, shkruan gazeta franceze “Figaro”.

Biznesmeni spanjoll ka rrëzuar nga vendi i parë në vendin e dytë suedezin më të pasur në Zvicër, Ingvar Kamprada, pronarin e “Ikea-s”, pasuria e të cilit vlerësohet në 37.2 miliardë dollarë.

I treti në listë me 22.7 miliardë dollarë është Bernard Arnault, pronar i kompanisë më të madhe në botë të prodhimeve luksoze, “LVMH”.

Ortega gjithashtu u bë njeriu i katërt më i pasur në botë, pas Carlos Slim të Meksikës, themeluesit të “Microsoft”, Bill Gates dhe amerikanit Warren Buffett.

Pasuria e Ortegas u shtua pasi aksionet e “Inditex” u rriten për 12.1 për qind.