Integrimi
Sot, protestë spontane kundër ashpërsimit të Ligjit mbi Azilin
FIMM (Forumi për Integrim i Migrantëve) bën apel për një protestë që do të mbahej sot Bernë, si reagim ndaj ashpërsimit të Ligjit mbi Azilin
“Të kundërshtohet politika çnjerërore e azilit” është motoja e protestës të cilën e thërret një komitet i krijuar më parë për protestën tjetër, të planifikuar për 23 qershor në Bernë. Pas ashpërsimit të madh të Ligjit të Azilit, që kishte hyrë në fuqi jo më larg se në vitin 2008, Parlamenti Nacional po debaton më 13 dhe 14 qershor mbi revizionin e 10 të Ligjit mbi Azilin.
Propozimi i përpunuar nga Këshilli Nacional është ashpërsuar edhe më nga komisioni politik i parlamentit“, thuhet në thirrjen për protestë.
Më tutje në apel numërohen pikat të cilat parlamenti tashmë i ka miratuar ose është në miratim e sipër si: heqja e të drejtës së azilit për personat që refuzojnë shërbimin ushtarak, heqja e azilit familjar, heqja e ndihmave sociale për azilkërkuesit, ngritja e kampeve të internimit për azilkërkues dhe ndalimi i kërkimit të azilit në përfaqësitë diplomatike të Zvicrës.
Duke alarmuar për shkeljet e të drejtave të njeriut që, sipas FIMM po bëhen me miratimin e këtij ligji, citon një përfaqësuese të UNHCR-së, Susin Park e cila në një prononcim të saj për gazetën NZZ ka dënuar këtë veprim. “Këto kufizime nuk do të ishin në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Propozimet (për ndryshimin e ligjit) do ta bënin Zvicrën njërin ndër vendet më restriktive të Evropës”, citohet të ketë thënë Susin Park.
Më tutje në apel kritikohen edhe partitë e majta, organizatat tjera dhe sindikatat, të cilat thuhet se nuk janë shprehur të vendosura për të kundërshtuar gjithë këtë ashpërsim. SP-PS për shembull, ka pohuar se referendum do të kërkojë vetëm në rast se u hiqet azilkërkuesve ndihma sociale. Por, kjo nuk mjafton, sepse, për të ndaluar “katastrofën aktuale humanitare në fushë të azilit nevojitet një JO konsekuente për gjithë revizionin e Ligjit mbi Azilin”, thuhet në apel.
Më tutje kërkohet nga SP-PS, të gjelbrit, sindikatat, Flüchtlingshilfe dhe organizatata simotra të tyre që të iniciojnë referendum në secilën rrethanë.
FIMM njofton po ashtu se një grup prej 30 vetash ishte tubuar dje para ndërtesës së Parlamentit Nacional në Bernë për të kërkuar nga deputetët që të mobilizohen dhe angazhohen për të drejtat e refugjatëve dhe azilkërkuesve. Ata me këtë rast u kanë shpërndarë të gjithë deputetëve në mënyrë simbolike letërnjoftimet N (për azilkërkuesit pa status të pranuar), duke ua bërë me dije se ata sot duhej të merrnin një vendim kundër një “politike çnjerëzore të azilit”.
Protesta është thirrur për sot, me fillim në orën 18.00 para Heiliggeistkirche, Bernë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











