Shkurt.ch

Terapeuti ka abuzuar seksualisht 122 njerëz me të meta

Abuzimet ai i kishte bërë në shtëpi të ndryshme strehimi të personave me të meta, në Zvicër dhe në Gjermani

Një numër i madh abuzimesh seksuale me personat me të meta, mund të mbeten pa u shqyrtuar për shkak të vjetërsimit të lëndëve.

Autor i tyre është një terapeut social i cili për shumë vite me radhë ka abuzuar seksualisht pacientët me të meta nëpër spitalet dhe shtëpitë ku ka ushtruar profesionin e vet.

Ai ka kryer keqtrajtimin seksual të pacientëve të tij në 122 raste të ndryshme.

Megjithatë, janë edhe mjaft raste të abuzimeve të bëra nga ai, për të cilat lënda ende nuk është vjetërsuar. Kështu, siç ka thënë për emisionin 10vor10 një përfaqësues i prokurorisë shtetërore të Bernës, ai do të paditet për 33 abuzime.

Autoritetet e Bernës kishin njoftuar në shkurtin e 2011-ës për rastin deri tash më të rëndë të abuzimit seksual në kanton, gjegjësisht për terapeutin e përmendur. Abuzimet ai i kishte bërë në shtëpi të ndryshme strehimi të personave me të meta, në Zvicër dhe në Gjermani.