Shqipëria
Ndryshon testi për patentë shofer në Shqipëri
ndryshimet në procedura kanë për qëllim thjeshtimin e pyetjeve por edhe formulimin e tyre në një mënyrë që të përgatisin më mirë drejtuesit
Ministria e Transportit e Shqipërisë ka njoftuar se nga një mars 2018 drejtoria e shërbimit të transportit rrugor do të nisë aplikimin e rregullave të reja në lidhje me testimin e qytetarëve që do të pajisen me leje për drejtimin e automjeteve.
Kjo drejtori thotë se tashmë është hartuar edhe pyetësori i ri për kategoritë A1, A2, B1, dhe B. “Duke filluar nga data 01.03.2018 e në vazhdim në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në testimin e kandidatëve për lejedrejtimi, do të aplikojnë testet e reja të formuluara sipas strukturës së miratuar me Udhëzimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës nr.682/4, datë 01.04.2016”, thuhet në njoftim për media.
Sipas tyre ndryshimet në procedura kanë për qëllim thjeshtimin e pyetjeve por edhe formulimin e tyre në një mënyrë që të përgatisin më mirë drejtuesit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik