Kosova
Kosova, 10 vite pavarësi (Disa mendime dhe kujtime personale)
Unë i dëshiroj këtij vendi më shumë politikanë dhe politikane të cilët e kanë parasysh të mirën e gjithë shoqërisë dhe jo vetëm të tyre dhe të familjeve të tyre
Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtin e vitit 2008, unë e kam përjetuar vetëm përmes internetit, në Afrikën e largët, në Tanzani. U pata shkruar emaila me urime miqve të mi kosovarë dhe u gëzohesha fotografive me shqiptarë dhe shqiptare të Kosovës duke festuar.
Unë kujtoja me atë rast vizitën time të parë, pas mbarimit të luftës së Kosovës, kur pikëllimi për viktimat dhe dëmet e luftës mbulohej nga ndjenjat euforike të lirisë dhe shpresat e mëdha për të ardhmen. “Për pesë vite Kosova do të jetë aq e bukur sa edhe Zvicra!”, më thoshte me entuziazëm një shqiptar i Kosovës që ishte kthyer nga Zvicra.
Për një kohë rekorde u rindërtuan shtëpitë, rrugët u improvizuan në kushte emergjence dhe shitoret u mbushën me artikujt më të domosdoshëm. Para kufirit maqedonas me Kosovën prisnin në kolona të gjata kamionë që sillnin material ndërtimi dhe shumëçka tjetër në vendin – atëbotë ende provincën – e shkatërruar.
Punonjësit e organizatave humanitare nga jashtë mrekulloheshin se sa shpejtë shumë njerëz i rindërtonin shtëpitë, edhe pa ndihmën e tyre. Ata që kishin familjarë në botën e jashtme – dhe kush është ai në Kosovë që nuk ka të tillë – nuk donin të prisnin procedurat e gjata të organizatave humanitare, kështu që ndërtonin vetë, me ndihmesën bujare të të afërmve.
Ky elan, ky guxim dhe kjo shpresë për të ardhmen, ku kanë mbetur?
Ato u treguan sërish pas shpalljes së pavarësisë. Pasja e një qeverie që do të ishte me të vërtetë e tyre, shpresa për lirim nga patronati i zyrtarëve ndërkombëtarë dhe UNMK-u, bënë që populli sërish të shpresonte. Por, të mësuarit e rrugës së demokracisë dhe ecja asaj rruge është një përpjekje shumë më e vëshirë dhe e gjatë se sa që ishte pritur dhe shpresuar nga shumëkush.
Ashtu sikurse në vendet tjera, ku luftëtarët e rinj të lirisë kishin luftuar për vendin e tyre, shumë prej tyre mendonin se ishin të justifikuar që pas fitores të merrnin pagën në trajtë të pushtetit dhe parasë. Dhe, më shumë se aftësitë dhe mjetet e nevojshme, për një post, kryenin punë shpeshherë lidhjet.
Një shtet duhej ndërtuar i ri që nga themelet – një punë prej herkuli.
Ku qëndron sot Kosova pas 10 viteve të pavarësisë?
Bilanci është i ngatërruar, në sytë e një numri të qytetarëve, madje edhe negativ. Unë dëgjoj ankesa mbi papunësinë e madhe, korrupsionin, pasigurinë ligjore, rritjen shumë të ngadalshme ekonomike. Kosova vazhdon të presë për lëvizjen pa viza, për njohjen nga pesë shtete të BE-së dhe shtete tjera, dhe jo më pak nga Serbia, e cila po i vë Kosovës shumë pengesa në rrugë.
Aty këtu në mediet e jashtme lexohet tashmë për një “failed state”, një shtet të dështuar. E megjithatë, jeta e përditshme në Kosovë tregon diçka tjetër. Kur shikoj mbrapa, në vitet e para të pasluftës, unë shoh sot në krahasim me atë kohë një vend në të cilin, përkundër të gjithave, shumëçka funksionon, një vend të gjallë dhe aktiv. Është një vend me një potencial të madh të njerëzve dhe të burimeve, një potencial i cili, besoj unë, së shpejti do të përdoret më mirë se më parë. Unë i dëshiroj këtij vendi një shoqëri më të fortë civile, e cila vepron në mënyrë korrigjuese aty ku është e nevojshme dhe i dëshiroj më shumë politikanë dhe politikane të cilët e kanë parasysh të mirën e gjithë shoqërisë dhe jo vetëm të tyre dhe të familjeve të tyre. Ndërsa nga bashkësia ndërkombëtare pres që Kosovën ta mështesë me të vërtetë dhe në mënyrë të qëndrueshme për të kapërcyer pengesat ekonomike dhe politike.
Elisabeth Kaestli viziton regjionin si gazetare dhe autore librash që nga viti 1998. Nga viti 2010 deri në vitin 2016 ajo ka jetuar në Prishtinë, ndërsa që atëherë jeton në Tramelan të Bernës.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës