Futboll

UEFA thotë se inspektorët që po hetojnë Skënderbeun po kërcënohen

Organi më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA, thotë se inspektorët disiplinorë që po hetojnë klubin shqiptar Skënderbeu për trukime ndeshjesh po kërcënohen me jetë.

“Top-Channel” raporton se UEFA ka shkruar në uebfaqen e vet se inspektorët kanë marrë kërcënime anonime, që të tremben dhe të ndalojnë punën e tyre.

Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve, organi më i lartë i UEFA-s, ka sugjeruar që klubi korçar të mos lejohet të luajë në Evropë për dhjetë vjet.

Sipas një raportimi të djeshëm, Skënderbeu do të gjobitet edhe me një milion euro.