Futboll

Bekim Zogaj do të referojë edhe në Francë

Zogaj më herët ka referuar edhe ndeshje ndërkombëtare, duke përfshirë ato të Ligës së Evropës, apo Ligës së Kampionëve për të rinj

Shqiptari shqiptar, Bekim Zogaj, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, do të referojë edhe një ndeshje të rëndësishme në karrierën e tij.

Zogaj do të jetë asistenti i parë i ndeshjes së kampionatit francez ndërmjet Caen dhe Rennes, që zhvillohet të shtunën nga ora 20:00, përcjell albinfo.ch.

Kjo realizohet sipas një bashkëpunimi ndërkombëtar ndërmjet Federatave franceze dhe asaj zvicerane.

Takimin në Francë do ta gjykojnë treshja zvicerane Sandro Schärer, Bekim Zogaj dhe Stéphane De Almeida.

Në anën e kundërt francezët Jérôme Brisard, me ndihmësit Benjamin Pages dhe Cyril Mugnier do të gjykojnë ndeshjen Basel – St. Gallen e Superligës zvicerane.

Zogaj më herët ka referuar edhe ndeshje ndërkombëtare, duke përfshirë ato të Ligës së Evropës, apo Ligës së Kampionëve për të rinj.