Shkurt.ch

Njerëzit vdesin më së shumti në ditëlindjen e tyre!

Mundësia që të vdiset në ditëlindje është për 14 për qind më e madhe se në ndonjë ditë tjetër, thotë një studim i Universitetit të Cyrihut

Më shumë njerëz vdesin në ditën e lindjes së tyre se në ditët tjera të vitit. Këtë rezultat e ka konfirmuar një studim i bërë nga Universiteti i Cyrihut, i publikuar në revistën shkencore “Annals of Epidemiology”.

Autorët e studimit kanë vlerësuar të dhënat mbi vdekjen e 2 milionë personave dhe zbulimi i tyre ka qenë befasues: mundësia që të vdiset në ditëlindje është për 14 për qind më e madhe se në ndonjë ditë tjetër. Madje te gratë e moshës mbi 60 vjeçare kjo mundësi është edhe më e lartë.

Arsyetimi që bëjnë autorët e studimit lidhur me këtë zbulim është se sipas tyre, stresi në ditët rreth ditëlindjes është një nga shkaktarët e vdekjes.

Me fjalë tjera: Keni kujdes kur do të festoni ditëlindjen, evitojeni stresin!