Futboll

Tahiri mbyll edhe një garë në Lojëra Olimpike

Skitari kosovar, Albin Tahiri, ka përfunduar edhe garën në super sllallom të madh në Lojërat Olimpike Dimërore duke përfunduar në pozitën e 47-të, prej 62 garuesve.

Koha e tij ishte 1:32.74 sekonda, ndërsa pas garës Tahiri ka thënë se ka pritur më shumë prej vetes.

“Kam pritur më shumë, sepse vendosa të rrezikojë më shumë, mirëpo fatkeqësisht e bëra një gabim në fillim, të cilin u mundova ta përmirësojë, por e humba ritmin dhe kohën. Në fund ia dola të përfundojë edhe një garë tjetër, por që ka mundur të jetë më mirë”, pathënë ai.

Gara e ardhshme e Tahirit është të dielën më 18 shkurt në sllallom të madh.

Nga gara e sotme të artën e fitoi austriaku Matthias Mayer, ndërsa zvicerani Beat Feuz fitoi të argjendtën. Të bronztën e mori norvegjezi Kjetil Jansrud.