Shkurt.ch

Me votim elektronik në vend të ngritjes së dorës

Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës është përcaktuar që, në vend të ngritjes së dorës tash e tutje deputetët të votojnë në mënyre elektronike.

Këtë qëndrim, që e ka propozuar deputeti i SVP-UDC-së This Jenny, deputteët e kanë votuar me një shumicë shumë të ngushtë. Gjegjësisht 22 veta kanë qenë për këtë menyrë të votimit dhe 21 kundër saj.

Kërkesa tash i kalohet komisionit përkatës për përpunim të mëtejmë.

Pro iniciativës kanë votuar më shumë përfaqësuesit e të majtës dhe të djathtës, ndërsa ata të qendrës kanë qenë kryesisht kundër. Këta të fundit druajnë se me këtë ndryshim humbet kultura e dialogut në këtë dhonë parlamenti.