Kosova

Mjeku serb operon qytetarin në Gjakovë

Një mjek nga Beogradi erdhi në Gjakovë për të kryer një operacion. Ai udhëtoi me kërkesë të një shqiptari.

Pacienti kishte një operacion të ndërlikuar dhe ka kërkuar që të operohet nga Nenad Ivançoviq, raporton ‘Klan Kosova’.

Ai u lejua të bëj operimin vetëm pasi iu miratua kërkesa. E ardhja e kirurgut u kundërshtua nga Shoqata e Kirurgëve të Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Sipas kësaj shoqate, operacione të tilla nuk janë shumë të komplikime dhe mund të kryhen edhe nga mjekët vendorë, derisa raste të tilla ka shumë, kur mjek të huaj vijnë për operacione në Kosovë.