Shqipëria
Rama i përgjigjet Asqeriut: Fondi s’jepet për ata që dikur kanë bërë filma
"Këtë skemë e ka gjithë bota normale. Se fondi që jepet për teatrin e filmin është në dispozicion të atyre që bëjnë film e teatër dhe jo që dikur kanë bërë filma apo rrogëtarë të kohës së Saliut, të Partisë së Punës"
Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur nga Kuvendi aktorit Bujar Asqeriu, i cili ka shprehur revoltën lidhur me situatën e rëndë në të cilën ndodhet teatri, por dhe kultura shqiptare.
Asqeriu akuzoi Qeverinë se nuk jep fonde për artin. Kryeministri Rama ka thënë se ka ndodhur një degradim i pashembullt i jetës teatrore. Ai ka shtuar se nga ky degradim ata më të talentuarit mbeten më të diskriminuarit, sepse nuk janë të barabartë në garë. “Sot çohet miku im Bujar Asqeriu e thotë pse na ndodhi kështu.
Po nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Këtë skemë e ka gjithë bota normale. Se fondi që jepet për teatrin e filmin është në dispozicion të atyre që bëjnë film e teatër dhe jo që dikur kanë bërë filma apo rrogëtarë të kohës së Saliut, të Partisë së Punës, do të thotë. Dhe, vazhduat t’i mbani me rroga. E kthyet përmbys”, ka thënë Rama.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik