Shkurt.ch

Kryeministri Cameron harron vajzën 8 vjeçare në pub

Vajza kishte shkuar në tualet ndërsa familja kishte dalë ndërkohë, duke e harruar atë

Një piknik ters për familjen e kryeministrit britanik David Cameron. Pas një dreke të ngrënë në një klub ai e ka harruar aty vajzën e tij tetë vjeçare, Nancy. Edhe zyra e shefit të qeverisë ka vërtetuar dje se Cameron ka bërë këtë.

Në të vërtetë ngjarja ka ndodhur para disa muajsh, kur, një të diele ai kishte dalë për piknik dhe ishte ndalur në një lokal afër pronës së tij, në Cadsden të Anglisë së jugut.Siç shkruan gazeta “The Sun”, vajza kishte shkuar në tualet ndërsa familja kishte dalë ndërkohë, duke e harruar atë.

Cameron kishte hipur në veturë me truprojat e tij, me mendimin se Nancy me të ëmën dhe dy fëmijët tjerë gjendej në ndonjë veturë tjetër. Po kështu edhe Samantha, gruaja e kryeministrit besonte se Nancy ishte në makinën e të atit të saj.

Vetëm kur u kthyen në shtëpi ata vunë re mungesën e vajzës.

Ndërkohë, personeli i lokalit ishte përkujdesur për vogëlushen derisa Cameron kishte ardhur ta merrte atë.