Futboll
Zvicra e teta në botë
Kështu Zvicra vazhdon të mbetet në vendin e tetë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s
Është publikuar renditja më e re nga FIFA për muajin e kaluar, ku në dhjetë vendet e para nuk ka ndryshime, shkruan albinfo.ch.
Kështu Zvicra vazhdon të mbetet në vendin e tetë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
Kombëtarja Shqiptare ka fituar një pozicion në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje gjatë muajit të fundit sikurse të gjitha përfaqësueset evropiane. Kuqezinjtë ka përfituar nga rënia e Algjerisë në vendin e 60-të, duke u ngjitur në të 59-in.
Edhe Kosova, sikurse Shqipëria ka fituar një pozicion. Një muaj më parë Përfaqësuesja e Kosovës klasifikohej në vendin e 178-të, por rrëshqitja me shtatë vende e Belizes, i ka dhënë mundësinë Kosovës të përmirësojë minimalisht renditjen e saj.
Në vendin e parë është Gjermania, e ndjekur nga Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave