Integrimi
Vështirësohet bashkimi familjar për të huajt në Britani
Shqiptarët me shtetësi britanike nëse dëshirojnë të martohen me një shtetase nga vendi i tyre, ose me një të huaj tjetër që vjen të jetojë me të në Britani, duhet të sigurojnë të ardhura që kapin shifrën e 20 mijë sterlinave në vit.
Të njëjtën duhet ta bëjnë edhe prindërit që dëshirojnë të bashkohen me fëmijët e tyre.
Sipas Top Channel ka një numër shumë të madh shqiptarësh nga Shqipëria dhe Kosova që janë shtetas britanikë ose kanë familjet e tyre në vendet e origjinës ose dëshirojnë të krijojnë familje.
Me ligjet e reja për migracion, koha për të konfirmuar një lidhje të qëndrueshme martesore është zgjatur nga dy vjet në pesë vjet për të shmangur martesat e rreme.
Këto masa ndërmerren për të penguar abuzimet me përfitimet dhe ndihmat sociale që jep shteti britanik në momentin që vjen dhe jeton zyrtarisht në këtë vend.
Në këto plane pritet të ashpërsohen edhe ligjet për deportimin e personave të dënuar për krime në Britani, të cilët përdorin ligjet e për të drejtat e njeriut dhe asaj të familjes për të shmangur largimin e tyre nga territori britanik.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?











