Kosova
38 mijë raste me grip për 3 muaj
Në javën e fundit janë regjistruar 7,123 raste të dyshimta të gripit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar raportin e gripit në Kosovë për tre muajt e fundit.
Sipas Institutit, nga 1 tetori i vitit 2017 deri më 11 shkurt 2018 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 38,506 raste të dyshimta në grip, 3,932 raste me Infeksion Respirator Akut dhe 74 raste Sëmundje e Rënde Respiratore Akute, përcjell albinfo.ch.
“Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës me përjashtim të komunave me popullatë serbe. Numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës. Gjatë javës 06 (5-11 shkurt 2018) janë raportuar 7,123 raste të dyshimta të gripit, 333 raste me Infeksion Respirator Akut dhe 6 raste të rënda Sëmundje e Rëndë Respiratore Akute”, thuhet në komunikatë.
Rekomandimet e gjertanishme të Institutit Kombëtar mbeten në fuqi dhe vlejnë për tërë territorin e Republikës së Kosovës duke ritheksuar edhe njëherë masat e domosdoshme në të gjitha institucionet shëndetësore.
Inspektorati shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë po mbikëqyrë të gjitha Institucionet shëndetësore të Kosovës për raportimin e sëmundjeve ngjitëse. SHSKUK ka ndërmarrë masa në reduktimin e numrit të vizitave të familjare tek personat e hospitalizuar, ka siguruar mjete mbrojtëse për profesionistët shëndetësore dhe ka dezinfektuar të gjitha hapësirat e institucioneve shëndetësore.
Epidemiologët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës po përcjellin me vëmendje ecurinë epidemiologjike në rajon, Evropë dhe botë.
Instituti Kombëtar dhe institucionet shëndetësore janë të përgatitur për t’u përballur me raste të shtuara të gripit si sëmundje e paparashikueshme dhe për çdo ndryshim të situatës epidemiologjike qytetarët do të informohen me kohë.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?