Kosova
Nënshkruhet marrëveshja për arsimin në diasporë
Ministrat e Arsimit dhe Diasporës të Shqipërisë dhe të Kosovës, në një takim të përbashkët në Tiranë kanë nënshkruar marrëveshjen për arsimin shqip në diasporë
Ministrat e Arsimit dhe Diasporës të Shqipërisë dhe të Kosovës, në një takim të përbashkët në Tiranë kanë nënshkruar marrëveshjen për arsimin shqip në diasporë.
“Sot kemi finalizuar këshillin e përbashkët për të mirëmenaxhuar gjithë punën për arsimin në diasporë. Nuk do të ketë më punë të ndara për të mundësuar arsimimin e fëmijëve në diasporë, veç Shqipëria dhe veç Kosova, por një punë e organizuar nga ekipet tona që do të finalizojnë në nivel teknik, duke institucionalizuar në një qendër të përbashkët që do të ngrihet në Prishtinë.
Grupet e përbashkëta të punës finalizojnë kurrikulën e përbashkët”, ka thënë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
Ndërsa, ministri Majko ka thënë se është shumë i lumtur që pas nënshkrimit të marrëveshjes nga dy kryeministrat, sot po fillojnë implementimin konkret.
Nga ana e tij ministri Gashi ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt unifikimit të mësimit shqip në diasporë. “Tani kemi zotime të përbashkëta për hapa konkretë në drejtim të implementimit të plotë të marrëveshjes ndërshtetërore, të nënshkruar mes dy kryeministrave”, theksoi Gashi.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik