Shkurt.ch

Sommaruga në Tunizi, ndihmë për kthimin e refugjatëve

Ministrja e drejtësisë e Zvivcrës, Simonetta Sommaruga ndodhet për vizitë zyrtare në Tunizi. Lehtësimi i kthimit të azilkërkuesve tunizianë nga Zvicra, në kuadrin e një partneriteti zviceran-tunizian në fushë të migracionit është në qendër të kësaj vizite.

Sommaruga ka për synim që përmes kësaj vizite të krijojë një pasqyrë lidhur me situatën në vendin që para një viti ishte kapluar nga trazirat. Përveç takimit me homologun e saj Rafik Abdelssalem, ajo ka paraparë edhe vizitat në kampet e refugjatëve dhe e një projekti të një shkolle në kufi me Libinë.

Dy vendet, pas bisedimeve që kishin zgjatur dy muaj kishin nënshkruar në muajin mars një marrëveshje për fushën e migracionit.