Shkurt.ch

Partia e Piratëve: Jo Zvicra në BE

Partia më e re e Zvicrës, Partia e Piratëve, në kuvendin e saj dyditor të mbajtur në Aarau ka shprehur një qëndrim pozitiv lidhur me një Evropë të bashkuar. Mirëpo ajo ka hedhur poshtë mundësinë që Zvicra të bëhet pjesë e BE-së.

Piratët shprehin më tutje dëshirën që Bashkimi Evropian në të ardhmen të funksionojë me një demokraci të drejtpërdrejtë dhe që secili shtet anëtar të ketë peshën e njëjtë brenda tij. Veç kësaj kjo parti kërkon një organizim transparent dhe një ekzekutiv të legjitimuar në mënyrë demokratike.

Kjo parti që numëron 1500 anëtarë, ka shpallur si objektiv të saj stimuilimin e qasjes së lirë në shkencë dhe arsim. Ajo ka apeluar po ashtu për forcimin e të drejtave qytetare dhe të respektimit të sferës private.