Futboll

Xhaka më i vlerësuari te Baseli

Taulant Xhaka u vlerësua me notën 6.8

Baseli pësoi humbje 4:0 nga Manchester City, megjithatë, Taulant Xhaka bëri një ndeshje mjaft të mirë, shkruan albinfo.ch.

Madje, ai ishte futbollisti me notën më të madhe te kampionët e Zvicrës. Xhaka u vlerësua me notën 6.8, kurse futbollisti tjetër shqiptar, Albian Ajeti, i cili hyri në minutën e 71-të u notua me 5.9.

Xhaka luajti për 90 minuta, ku e filloi ndeshjen si mbrojtës për të kaluar më pas si mesfushor, derisa u ndëshkua me karton të verdhë dhe kështu nuk do të mund të luajë në ndeshjen e kthimit pas dy javës në Angli.

City me fitoren 4:0 pothuajse ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.