Integrimi
Të kujdesemi për prindërit tanë në diasporë
Promovim i një projekti me interes shoqëror
Shumë herë e pyes veten se si e përjetojnë njerëzit pleqërinë e tyre. Nuk thuhet kot që rinia është pjesa më e bukur e jetës. Kur jemi të rinj, shumica nga ne kemi shëndet të mirë, jemi plot energji dhe gjërat na ecin për mrekulli. Të përmbushur me ambicie dhe plot jetë, problemet e vogla apo të mëdhat nuk çojnë peshë në jetën tonë, sepse kemi dikend që na mbron, dikend që kujdeset për ne dhe që përpiqet të na ecë gjithçka mbarë. Ky dikushi është, për shumicën nga ne, prindëri ynë. I pathyeshëm, i fortë dhe këmbëngulës deri në pikën kulminuese, lufton për ne, për mirëqenien tonë dhe arritjen e një stabiliteti të qëndrueshëm.
Këta njerëz për të cilët duhet menduar shumë herë në ditë janë gjenerata e parë. Këta janë prindërit tonë. Kanë ardhur këtu në Zvicër para shumë vjetësh dhe kanë punuar shumë dhe rëndë gjithnjë me një ide në kokë, që të fitojnë para dhe të kthehen në shtëpi pranë familjes së tyre.
Babai me mamin tim, për herë të parë kanë ardhur në Zvicër në vitin 1974 si turistë për 3 muaj. Pastaj janë rikthyer në Zvicër me vizë sezonale, duke punuar punë të rënda fizike në bujqësi, ndërtimtari, hoteleri dhe të tjera sektore terciare. Qëndrimin e kanë zgjatur në 6 muaj, pastaj 9 muaj dhe më tej vite me radhë, gjithnjë dhe përsëri me ide të qëndrimit të përkohshëm dhe kthim definitiv në vendlindje.
Në vitin 1995 prindërit e mi e kanë lëshuar përgjithmonë Zvicrën, duke i prishur dokumentet e lejeqëndrimt të përhershëm. Ne vendlindje, pasi që i kishin bërë kushtet për një jetë normale, ishin të lumtur derisa fati i keq e solli luftën në Kosovë dhe pasojat e saj.
Prindërit e mi bashkë me ne fëmijët u kthyen prapë në Zvicër. Kësaj radhe nuk ishin më të rinj, por të lodhur dhe të sëmurë. Pas shumë kontrollesh mjekësore, babi im fitoi pension invalidor dhe sot jeton në Zvicër me pension pleqërie.
E shikoj me keqardhje fytyrën e prindërive të mi, e cila krijon për çdo ditë edhe një rrudhë më shumë. Këto rrudha janë vulë vuajtjesh dhe pleqërie dhe diçka më shtrëngon në stomak kur e mendoj sesa u sakrifikuan për ne, duke përfunduar sërish në mërgim.
Pleqëria është një „sëmundje“ e dhimbshme dhe pa shërim. Por, kjo pleqëri është më e rëndë për prindërit tanë, të cilët po plaken në Zvicër. Në vendlindje nuk do të kthehen më, ky është një fakt i sigurt, për arsye se këtu në Zvicër janë të lidhur dyfish, në njërën anë me fëmijë dhe nipër dhe, në tjetrën, me mjekë dhe terapi të rregullta.
Më vonë do të vijë një moment që kjo gjenaratë nuk do të jetë më mobile dhe e fuqishme që të qëndrojë dhe të jetojë pa ndihmën tonë.
Gjenerata e parë janë njerëz që iu vërsulën punës pa kursim dhe nuk arritën të shkollohen mjaftueshëm, duke mos e mësuar gjuhën e vendit ashtu si duhet. Ky hendikep u ndodhi nga arsye të ndryshme.
E para ndër këto arsye është që nuk kanë pasur qëllim qëndrimi të përjetshëm, së dyti gjithnjë kanë punuar punë të rënda fizike pa pasur leje diskutimi gjatë punës.
Së treti, kolegët e tyre kanë qenë shumica të huaj nga Italia, Portugalia dhe vende të tjera, po ashtu pa njohuri gjuhe të kantonit përkatës.
Pastaj, shumica nga këta kanë jetuar vetë, pa familje dhe përveç punës që kanë realizuar, është dashur të merren me përgatitjen e ushqimit, të lajnë rroba, të bëhen gati për punë për të nesërmen. Në këto kushte çdo njeriu i mungon kohe dhe energjia për ta mësuar mirë një gjuhë të huaj.
Këta njerëz sot kanë shumë vështirësi komunikimi në Zvicër qoftë edhe për gjëra të thjeshta, sikur marrja e një dokumenti zyrtar apo bisede me mjekë.
Jetojnë me fëmijët e tyre apo vetë në banesa dhe në përgjithësi janë të vetmuar. Gjenerata e parë nuk shijuan aktivitete sikur moshatarët e tyre të kombeve të tjera në Zvicër. Ata nuk takohen mes vetë, nuk argëtohen, nuk kanë raste që të bisedojnë së bashku me njëri-tjetrin, të udhëtojnë dhe të defrehen. Janë të lënë pas dore, sepse askush nuk i organizon.
Ne, gjenerata e dytë, jemi pak si shumë të preokupuar me jetën tonë, e cila po bëhet për çdo ditë më e stresuar. Përveç punës, fëmijëve dhe obligimeve të përditshme që kemi, ne duhet të kujdesemi për prindërit tanë.
E kemi për detyrë t’i falënderojmë prindërit tanë që na kanë ndihmaur në jetë dhe këtë duhet ta bëjmë me përkujdesje maksimale, por a po ia arrijme qëllimit aq sa duhet !
Çfarë duhet të bëjmë ne, ose nga çfarë mund të nisemi fillimisht ?
Kemi dëshirë që të organizojmë ekskursione me ndihmën e agjencive turistike për këta persona të cilët do të mund të udhëtojnë vetë apo në përcjellje të familijarëve të tyre. Për më shumë: «Ekskursione për prindërit tanë në diasporë».
Ekskursioni: detaje më të hollësishme
Kjo ofertë për ekskursion bëhet me kushte të volitshme, me pagesa me të ulëta dhe me transporte komode, të cilat nënkuptojnë klimatizim, televizion, ulëse të mira, sigurime të ndryshme, etj.
Këto shetitje do të realizohen në Zvicër, në shtetet e Evropës fqinje për fillim, si Italia, Gjermania dhe me tutje vizita do të bëhen në vende historike, kulturore apo me bukuri natyrore në Shqipëri dhe Kosovë. Destinacioni do të zgjidhet sipas dëshirës të popullatës shqiptare.
Për të interesuarit mjafton të na kontaktoni në numër telefoni 076/243 02 41, Zonja Shehi, ose email: [email protected].
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës