Shqipëria
Nga cilat vende dërgohet më shumë para në Shqipëri
Gjithsesi shqiptarët që jetojnë në Greqi dërgojnë më së shumti remintanca, duke u pasuar nga ata të Italisë, Shtetet e Bashkuara
Historia shqiptare e emigracionit është e lidhur ngushtë edhe me një nga efektet apo qëllimet kryesore, dërgimin e parave për familjarët në atdhe. Këto të ardhura quhen remitanca dhe gjatë 20 viteve të fundit kanë parë dhe vijojnë të shohin transformime në vendet e origjinës, prej nga ku dërgohen.
Nga viti 2010, remitancat globale janë rritur me 56%, duke kapur vlerën e 447 miliardë dollarëve, raporton ‘Scan’.
Ndërkohë, në Shqipëri situata paraqitet ndryshe. Për shkak të lidhjes së ngushtë me gjendjen ekonomike në shtetet ku jetojnë emigrantët, kriza e vitit 2008 i ka dhënë një goditje edhe aftësisë së shqiptarëve për të kursyer, e rrjedhimisht për të dërguar para në shtëpi, përcjell albinfo.ch.
Nëse në vitin 2008, remitancat kapnin vlerën rekord prej gati 1,5 miliardë dollarësh, në vitin 2016 ato janë rreth 1 miliard dollarë.
Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, flitet për një rritje të lehtë, e cila ka nisur pas vitit 2015.
Por pavarësisht këtij zhvillimi pozitiv për shumë familje, Shqipëria klasifikohet ndër 10 vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore me varësinë më të lartë ndaj remitancave, varësi e cila matet me vendin që zënë në Produktin e Brendshëm Bruto.
Sa i takon mënyrës së dërgesës së remitancave, në Shqipëri vihet re një nivel i lartë i dërgesave ‘cash’, çka e vështirëson në njëfarë mënyre matjen e peshës reale të tyre. Kjo i atribuohet kostove të dërgimit të remitancave, të cilat janë më të larta në raport me rajonin.
Gjithsesi shqiptarët që jetojnë në Greqi dërgojnë më së shumti remintanca, duke u pasuar nga ata të Italisë, Shtetet e Bashkuara, etj.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik