Shqipëria
Arrestohet qytetari nga Fieri, shkaktoi dëme prej 530 milionë dollarë
I riu dyshohet të jetë pjesë e rrjetit të quajtur “Infraud”, i cili shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në internet duke u shkaktuar konsumatorëve një humbje prej 530 milionë dollarësh
Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara nën akuzë për krime kibernetike është arrestuar në Tiranë, raportojnë mediat vendase.
Policia shqiptare njoftoi arrestimin e shtetasit Aldo Ymeraj, 25 vjeç lindur dhe banues ne Fier, pas urdhërarrestit të lëshuar nga SHBA në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër krimit kibernetik, përcjell albinfo.ch.
I riu dyshohet të jetë pjesë e rrjetit të quajtur “Infraud”, i cili shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në internet duke u shkaktuar konsumatorëve një humbje prej 530 milionë dollarësh.
Sipas njoftimit të policisë, Ymeraj u arrestua gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e së hënës në Tiranë, nga Sektori Kundër Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me DVP Fier dhe Prokurorinë e Përgjithshme.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik