CH-Ballkani
Kosova: Liria dhe paqja, kushtet për një qeverisje të mirë!
Vërtet, shpresat më të çmendura të pavarësisë i përcolli realiteti i ashpër i përditshmërisë, por të mos harrojmë atë që është thelbësore: fitorja e lirisë
Në vitin 2008 unë kam marrë pjesë, së bashku me komunitetin shqiptar në qytetin tim, Fully, në ceremoninë televizive të shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Kuvendi i Kosovës në Prishtinë.
Kam qenë i befasuar nga dinjiteti me të cilin ky moment kaq i pritur u përjetua. Asnjë shpërthim gëzimi i zhurmshëm, asnjë ekzaltim i pasionuar, por vetëpërmbajtje dhe një formë e solemnitetit, më ndërgjegjësim të qartë se po ndanin një moment historik.
Vjen pas kaq shumë poshtërimesh dhe padrejtësish shpallja e sovranitetit, e cila nuk ishte një hakmarrje për një fat të vuajtjes, por një premtim për të ardhmen dhe fuqizimin kolektiv.
Nuk do të ishte keq që sot të bëhej ironi në lidhje me këtë moment themelues, duke theksuar se Kosova mbetet akoma e përkulur nën pafuqinë publike, vështirësitë ekonomike dhe tensionet sociale.
Vërtet, shpresat më të çmendura të pavarësisë i përcolli realiteti i ashpër i përditshmërisë, por të mos harrojmë atë që është thelbësore: fitorja e lirisë.
Disa do të më përgënjeshtrojnë: çfarë na duhet liria kur nuk ka punë, kur nuk ke shtëpi dhe kur çdo ditë lufton për kafshatë të bukës, kur nuk merr asnjë ndihmë për kujdesin shëndetësor dhe vuan nga sëmundje të ndryshme? Por, edhe në qoftë se unë e di se sot përgjigjet që jepen nuk janë të kënaqshme, unë guxoj të besoj në një evoluim të shoqërisë civile dhe të një qeverisje të mirë të shtetit.
Nga një demokraci e gjallë dhe nga një fuqi e hapur do të lindin zgjidhjet dhe reformat, dhe këtë, me nevojën për të konsoliduar paqen në rajon, pavarësisht nga pakënaqësitë dhe zhgënjimet. Sepse vetëm zbutja e shpirtrave do të mund të garantojë përparim dhe harmoni.
Kosova do të jetë ajo që njerëzit e saj e duan të jetë. Mbi të gjitha, ajo do të mbështetet në forcën dhe vendosmërinë e saj. Por miqtë e saj të huaj duhet të tregohen të hapur gjithnjë e më shumë, duke i siguruar asaj mbështetje të fortë dhe vëmendje të vazhdueshme.
Për këtë përvjetor, më lejoni t’i shpreh popullit të Kosovës dhe të kombit shqiptar ndjenjat e mia më vëllazërore dhe më republikane.
(Autori është avokat dhe nënkryetar i albinfo.ch)
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha