Kosova
Për ditëlindjen e dhjetë të shtetit më të ri të Evropës
Ne do të ju mbështesim aq sa mundemi. Por ata që do të vendosin jeni ju, kosovarët. Kjo varet nga ju. Ju duhet të bëni sa më shumë që është e mundur dhe më ndryshe, në mënyrë që në Kosovë pas dhjetë vitesh të gjithë ta kenë në çdo aspekt më mirë se sot
Shtetin më të ri të Evropës, me popullatën po ashtu më të re në Evropë, ne zviceranët e kemi veçanërisht afër zemrës. Sepse askund tjetër, jashtë Kosovës, nuk jetojnë më tepër kosovarë se sa në Zvicër. Në mesin e zviceranëve të rinj ka mbimesatarisht shumë të tillë që kanë rrënjë kosovare. Për këtë arsye Kosova është në njëfarë mënyre kantoni ynë i 27-të. Rrjedhimisht, ne i gëzohemi ditëlindjes së saj të dhjetë.
Dëshira jonë për ditëlindjen: Që Kosova në dekadën e saj të dytë të jetës, jo vetëm të rritet por të bëhet edhe një vend në të cilin të gjithë banorët do ta kenë më mirë se sot në çdo aspekt. Premtimi ynë i lidhur me dëshirat për ditëlindjen është: Ne do të ju mbështesim aq sa mundemi. Por ata që do të vendosin jeni ju, kosovarët. Kjo varet nga ju. Ju duhet të bëni sa më shumë që është e mundur dhe më ndryshe, në mënyrë që në Kosovë pas dhjetë vitesh të gjithë ta kenë në çdo aspekt më mirë se sot.
Ju duhet të filloni që t`i zgjidhni vetë politikanët që angazhohen për qytetarët dhe për gjithë vendin dhe jo për biznesin e tyre personal dhe për kuletën e tyre. Ai që mendon se mund t`ia lejojë vetes pushimin në një hotel, në të cilin nata kushton më shumë se sa që në Kosovë fiton për një muaj një mësues ose një infermiere, ai është diskualifikuar për të pasur një post zyrtar. Një i tillë duhet të japë dorëheqje. Nëse nuk e bën këtë, atëherë ai dhe partia e tij herën tjetër nuk do të fitojë më vota.
Kush mbron kriminelët e luftës dhe pengon që ata të sillen para gjyqit, ai e diskualifikon veten po ashtu. Asnjë luftë çlirimtare nuk mund të arsyetojë krimet kundër njerëzimit. Vetëm ai që kriminelët “e vet” i sjell para gjyqit, mund të kërkojë që edhe të tjerët të veprojnë njësoj. Asnjë meritë nuk justifikon vetëndëshkimin. Përndryshe, padrejtësia do të kthehet në zakon, drejtësia në iluzion dhe fqinjësia paqësore në pamundësi.
Ligji vlen për të gjithë. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Kush vepron ndryshe, do të ndëshkohet. Kush ka prejardhje të ndryshme nga shumica, është njësoj i mirëseardhur sikurse ata që me dekada kanë qenë aty. Kjo për shkakun se diversiteti e krijon pasurinë dhe jo paraja, të cilën të shumtën e zotërojnë me tepri ata të cilëve nuk u takon.
Dhe për fund, maksima ndoshta më e rëndësishme e dhuratës sonë për ditëlindje: nëse secili njeri në Kosovë në çdo sekondë do të veprojë vetëm në atë mënyrë që, po të vepronin të gjithë ashtu, në të mirë të të gjithëve, atëherë ne mund të gëzohemi që pas dhjetë vitesh më shumë ksoovarë me më shumë gëzim e kënaaësi do t`i qasen 20 vjetorit se sa sot, kur shumë prej tyre janë të trishtuar kur e shohin se çfarë kanë bërë disa veta me këta njerëz të mrekullueshënm në këtë vend të mrekullueshëm.
Përgjegjësia mbetet te ju!
Ju duhet të filloni që t`i zgjidhni vetë politikanët që angazhohen për qytetarët dhe për gjithë vendin dhe jo për biznesin e tyre personal dhe për kuletën e tyre. Ai që mendon se mund t`ia lejojë vetes pushimin në një hotel, në të cilin nata kushton më shumë se sa që në Kosovë fiton për një muaj një mësues ose një infermiere, ai është diskualifikuar për të pasur një post zyrtar.
(Autori është politikan i njohur zviceran, kryetar i albinfo.ch ish deputet në Parlamentin e Zvicrës dhe atë të Evropës)
E-Diaspora
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur "Si fëmijë të migrantëve nga Kosova, ne u përballëm herët me pyetjen se çfarë do të...
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV Fakti që obeziteti në thelb është i trajtueshëm nuk e përjashton automatikisht një pension...
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”