Shqipëria
Aktorë e regjisorë në Tiranë protestojnë kundër ndërhyrjes së politikës
“Do të bëjmë kërkesë në Parlament për amendament ku të thuhet që lidershipi nuk emërohet, por zgjidhet nga komunitetit”
Aktorët shqiptarë kanë protestuar në ambientet e Teatrit Kombëtar në Tiranë, duke thënë se ministria nuk e kupton se çfarë është artisti.
“Refleksionet nga qeveria e ministria duket që janë të vakëta, të mos themi të ftohta. Këtu nuk e kuptojnë në thelb çfarë është artisti. Ky është vlerësimi që i bën shteti shqiptar këtyre artistëve. Neve na fusin në vrimën e miut, atje në hidrocentral, se hajdutët nuk na lënë lekë”, thotë aktori Bujar Asqeriu.
Ndërsa Stefan Çapaliku ka kërkuar që zgjedhja e lidershipit të institucioneve kombëtare kulturore të ndryshojë. Ai ka thënë se politika ka kontroll mbi teatrin, duke e quajtur këtë absurd të madh. “Do të bëjmë kërkesë në Parlament për amendament ku të thuhet që lidershipi nuk emërohet, por zgjidhet nga komunitetit”, tha Stefan Çapaliku.
Ndërsa regjisori Altin Basha thotë se artistët nuk lejohen të hyjnë në sallën e teatrit për të mbajtur deklaratë. Basha ka kërkuar që ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, t’i vizitojë ata në teatër. Kjo përgjigje u bë pasi ministrja i ftoi ata në një takim për të mërkurën.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik