Shqipëria
Kosovarja godet me veturë një kalimtar në Shkodër
Një 47-vjeçare nga Gjakova ka goditur për vdekje një këmbësor në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, afër qytetit të Shkodrës.
Polica shqiptare njofton se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00.
“Mjeti tip Skoda me targa KS 01-168 ka përplasur një shtetas akoma të paidentifikuar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu bëhet e ditur se drejtuesja e automjetit L.M., 47-vjeçe nga Gjakova, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës. Policia ka theksuar se po vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik