Shkurt.ch
Zvicra ndërton burgje për pensionistë!
Në qendrën e burgimit në St.Johannsen të Bernës do të ndërtohen njësi të veçanta banimi për të burgosurit e moshuar
Gjithnjë e më shumë të burgosur në burgjet e Zvicrës po e mbërrijnë moshën e pensionimit, pleqërisë. Dhe shpesh burgjet në fjalë nuk janë sa duhet të përshtatura për nevojat e moshave të tilla.
Qeveria e kantonit të Bernës ia ka kaluar parlamentit të kantonit një kërkesë për një kredi, me të cilën, në qendrën e burgimit në St.Johannsen do të ndërtoheshin njësi të veçanta banimi për të burgosurit e moshuar.
Personat në moshë të shtyrë kanë vështirësi që të përshtaten në strukturën ditore të të burgosurve tjerë, e ka arsyetuar qeveria kërkesën e saj.
Ndërtimi i njësive të përmendura do të kushtonte 2.5 milionë franga.
Në prill të vitit 2011 në burgun qendror në Lenzburg është hapur sektori i parë për të moshuarit në gjithë Zvicrën.
Njëra ndër arsyet për numrin e shtuar të të moshuarve në burgje është se në shumicën e madhe të rasteve, të dënuarit me kujdestari, nuk lirohen nga burgu.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025