Shkurt.ch
Shengen: Mekanizëm i ri për kontroll të kufijve
Vendet e zonës Shengen dëshirojnë ta ruajnë kontrollin mbi kufijtë e tyre. Komisioni Evropian reagon i pakënaqur
Në zonën Shengen, në të ardhmen është gjetur një mënyrë tjetër për të futur sërish kontrollin e përkohshëm të kufijve.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “Mekanizmi i ri emergjent” për të cilën ka rënë dakord ministrat e brendshëm të BE- në, të enjten, në Luksemburg. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet Twitter-it presidenca daneze e BE-së.
Mekanizmi i ri duhet të aktivizohet në “rrethana të jashtëzakonshme”, sidomos kur kemi të bëjmë me një fluks të madh refugjatësh, ose në raste kur një shtet anëtar do të ketë probleme të mëdha me kontrollin e kufijve të jashtëm të zonës Shengen.
Zvicra ka mbështetur një propozim të tillë.
Mekanizmi nuk mund të vendoset në mënyrë të njëanshme nga njëri nga 26 vendet anëtare të Shengenit.
Rifutja e kontrollit të kufirit mund të jetë e vlefshme për gjashtë muaj, por mund të rinovohet tri herë për gjashtë muaj, kështu që mund të aplikohet për dy vite në maksimum.
Përveç kësaj, mekanizmi ekzistues mund të aplikohet për rifutjen e përkohshëm të kontrollit edhe për kufijtë e brendshëm nëse një shteti anëtar i kërcënohet seriozisht rendi publik ose siguria e brendshme.17 vjet më parë Konventa e Shengenit hyri në fuqi duke përfshirë tani pothuajse të gjitha vendet e BE-së, përveç Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës dhe Qiproja.
Një total prej 26 vendeve kanë nënshkruar marrëveshjen e Shengenit.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës