Shqipëria
PD-ja kërkon interpelancë për ministrin Gjiknuri
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Edmond Spaho, ka kërkuar thirrjen në interpelancë urgjente për ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.
Spaho i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kërkesën për interpelancë me Gjiknurin, si pikë e parë e rendit të ditës së seancës plenare të 14 shkurtit, përcjell albinfo.ch.
Interpelanca në emër të Grupit Parlamentar të PD-së, siç theksohet në kërkesë, do të zhvillohet nga deputetja Jorida Tabaku, e ku kërkohet për të raportuar në lidhje me informacionet zyrtare të koncesioneve të furrave djegëse në Elbasan, Fier dhe Tiranë.
“Rreth këtij skandali të përmasave të paimagjinueshme, nuk ka pasur asnjë reagim në përputhje me detyrimet që i burojnë nga ligji, nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjithashtu, ne duhet të vëmë në dukje se ministria nuk u është përgjigjur shkresave të drejtuara nga deputetët e opozitës duke e thelluar edhe më skandalin. Deputetët e opozitës parlamentare janë thellësisht të shqetësuar për këtë fakt dhe për heshtjen e pashpjegueshme edhe të paargumentuar të autoriteteve përgjegjëse”, ka thënë Spaho.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik