Shqipëria
Ambasadori zviceran, ‘Qytetar Nderi’ i Beratit
Për kontribut të vlefshëm dhe rol aktiv në mbështetje të projekteve të zhvillimit për qytetin e Beratit dhe për forcimin e marrëdhënieve miqësore midis Zvicrës dhe Shqipërisë
Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj mbajti ceremoninë për dhënien e titullit ‘Qytetar Nderi’ ambasadorit zviceran në Shqipëri, Christoph Graf.
Këshilli bashkiak votoi më 15 dhjetor 2017 në mënyrë unanime për t’i dhënë titullin ambasadorit zviceran me motivin: ‘për kontribut të vlefshëm dhe rol aktiv në mbështetje të projekteve të zhvillimit për qytetin e Beratit dhe për forcimin e marrëdhënieve miqësore midis Zvicrës dhe Shqipërisë’, përcjell albinfo.ch.
“E marr këtë titull sot si një shenjë të mirënjohjes nga Këshilli Bashkiak i Beratit për kontributin e qeverisë time dhe punën që ajo ka bërë përmes bashkëpunimit për zhvillim në vitet e fundit për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve në këtë rajon”, tha ambasadori zviceran ndërsa mori titullin. “Duke filluar nga sot qyteti historik i Beratit është në njëfarë mënyre qyteti im i dytë”, tha ambasadori Graf.
Kryebashkiaku Petrit Sinaj në fjalën e tij përmendi faktin që gjatë qëndrimit në Shqipëri, ambasadori Graf ka dhënë maksimumin për projektet dhe fondet e bashkëpunimit që përmirësojnë infrastrukturën dhe mundësitë e rajonit të Beratit. Ai lëvdoi në veçanti përkushtimin e palodhur dhe rolin e luajtur nga ambasadori Graf për t’u siguruar për progresin e projekteve zvicerane të investimeve në këtë zonë. Së bashku me Kryetaren e Këshillit
Pas ceremonisë kryebashkiaku shoqëroi të ftuarin zviceran në një garë vrapimi të fëmijëve në qendrën e Beratit dhe më vonë në një vizitë tek ndërmarrja e ujësjellësit e cila po ndërmerr rinovim përmes një fondi zviceran.
Qytetarë të tjerë nderi të Beratit përfshijnë arkeologun dhe historianin Moikom Zeqo, gazetarin Ilir Konomi, dhe shkrimtaren Xhanfize Keko (pas vdekjes).
Fondet e bashkëpunimit zviceran janë aktive në Berat në formën e promovimit të turizmit dhe punësimit, rehabilitimit të furnizimit me ujë dhe prezantimit të modeleve të reja për menaxhimin e mbetjeve. Pothuaj 6 milion Euro janë përkushtuar për ndërhyrje të ndryshme që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik