Fun

Norvegjia porosit gabimisht 15 mijë vezë në Lojërat Olimpike

Tore Ovrego, shef i misionit të Norvegjisë, ka thënë se nuk e di se çfarë do të bëjnë me kaq shumë vezë, por nuk e përjashtoi konsumimin e tyre

15 mijë ka qenë numri i vezëve që ka marrë ekipi olimpik i Norvegjisë në Fshatin Olimpik të Pyeongchangut, në vend të 1500 që ishte planifikuar të porositnin.

Tore Ovrego, shef i misionit të Norvegjisë, ka thënë se nuk e di se çfarë do të bëjnë me kaq shumë vezë, por nuk e përjashtoi konsumimin e tyre. Ata kanë delegacion prej 121 vetëve me atletë dhe zyrtarë që mund të marrin secili shumë proteina, duke ngrënë nga 124 vezë secili, transmeton Albinfo.ch.

“Vezët ishin një keqkuptim më shumë se që duheshin, ishte një zero shtesë në porosi, nga 1500 në 15000”, ka thënë ai. “Do t’i hamë me gjasë, nuk e di. Ndoshta do të kthehen. Nuk është diçka e madhe”.

Ovrego thotë se më me rëndësi është gara për medalje dhe argëtim të garuesve e pjesëmarrësve tjerë në Olimpiadë.