Integrimi

Curri bën kafenë më të mirë

Skerdilaid Curri është artist i driblimit me top, perendi futbolli, i adhuruar i publikut, baba. Dhe, nga e enjtja, mesfushori i Erzgebirge Au të Bundesligës së dytë, është edhe pronar i një restoranti. Së bashku me të shoqen, majlindën, futbollisti nga Shqipëria ka plotësuar ëndrrën e tij për të pasur restorantin privat në Schwarzenberg.

Skerdi,siç e quajnë fansat, e do shumë kuzhinën mesdhetare, në veçanti atë italiane, dhe kjo do të celebrohet edhe në restorantin e tij. Enterieri është me stil dhe i shtrenjtë. “Këtu janë të gjitha idetë e mia. Unë jam njeri nga jugu, kam ecur shumë dhe kam kopjuar prej gjithkund diçka”, thotë 36 vjeçari që ka shije të veçantë për kafenë e mirë.

“Një espresso e vërtetë duhet të jetë e fortë dhe të ketë një kurorë prej shkume. Përndryshe ajo nuk shijon”. Dhe kafeja e tij është e fortë – me tri F – thonë miqtë e Skerdit.

Curri mendon që në makinën e espressos të shërbejë shpeshherë edhe vetë. “Dhe pastaj t`ua dërgoj po vetë kafetë në tavolina mysafirëve”.

I mëvetësishëm Skerdi do të jetë në të ardhmen edhe në fushë të futbollit. Pritet që të bëhet trajner i skuadrës së dytë të FCE-së.

“Sot kam bisedimet e fundit me udhëheqësit e klubit”, tregon Curri. Dhe, nëse çdo gjë shkon mirë, Curri do të jetë jo vetëm një artist driblimi, perëndi futbolli, i adhuruar i publikut, baba dhe pronar restoranti por edhe trajner.