Sporte Luftarake

Bokson për Pavarësinë e Kosovës

Meçi do të mbahet më 17 shkurt (e shtunë) në Glattbrug të Cyrihut nga ora 16:30

Boksieri i njohur shqiptar, Labinot Xhoxhaj do të boksojë më 17 shkurt, për Pavarësinë e Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Xhoxhaj do të ndeshet me hungarezin Jozsef Darmos, i cili momentalisht është i 148 në renditjen botërore.

Boksieri hungarez ka tetë meçe në karrierën e tij, ku shtatë prej tyre i ka fituar me nokaut dhe një humbje me nokaut.

Ndërkohë, boksieri shqiptar ka gjashtë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, ku pesë prej tyre i ka fituar me nokaut.

Meçi do të mbahet më 17 shkurt (e shtunë) në Glattbrug të Cyrihut nga ora 16:30.

Së bashku me Labinot Xhoxhaj kësaj radhe do të jetë boksojë Ramadan Hiseni. Edhe ai ballafaqohet me kundërshtar të fortë, dhe nuk do të ketë lehtë.