Shkurt.ch
Martesa me detyrim, delikt që dënohet me burg!
Me nenin e ri në Ligjin Penal parashieht që dënimi për martesë të detyruar të jetë nga tre deri në pesë vjet heqje lirie
Dhoma e kantoneve e Parlamentit të Zvicrës ka miratuar sot me të gjitha votat pro, përshtatjet në gjashtë ligje që në ndonjë mënyrë lidhen me martesat e detyruara.
E përbashkëta e këtyre ndryshimeve është se martesat me detyrim nuk do të tolerohen më. Një vendim të ngjashëm po ashtu me shumicë të madhe votash e pati marrë më parë edhe Dhoma Nacionale e parlamentit.
Të dy dhomat janë të pajtimit që në këtë pikë të ashpërsohet Ligji Penal: cilido që e detyron dikë për martesë duhet të ndëshkohet.
Me nenin e ri në Ligjin Penal do të ndëshkohet secili që me dhunë ose kërcënim detyron dikë që të hyjë në lidhje martesore. Veç kësaj martesa me detyrim me të renë do të konsiderohet delikt që do të ndiqet për nga detyra zyrtare (Ex oficio).
Dënimi për një delikt të tillë do të jetë nga tre deri në pesë vjet heqje lirie.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert