Lifestyle

Damon vazhdon fushatën për ujin

Ai i teston reagimet e njerëzve në Los Angeles, kur u thuhet se nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, dhe se për ta rregulluar këtë problem u duhet të presin gjashtë orë

Matt Damon njihet për punën e tij të madhe në vetëdijesimin e njerëzve kudo në botë rreth rëndësisë së ruajtjes së ujit të pijshëm sidomos për njerëzit në Afrikë. Aktori po e vazhdon ende angazhimin e tij në këtë drejtim.

Së fundmi, me ndihmën e prezantueses, Ellen DeGeneres, ylli i njohur Hollywoodian e ka realizuar një video që ngjason me kamerë të fshehtë. Përmes saj ai i teston reagimet e njerëzve në Los Angeles, kur u thuhet se nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, dhe se për ta rregulluar këtë problem u duhet të presin gjashtë orë.

Qëllimi i këtij triku ishte që njerëzit ta kuptonin se në vende të varfra, ka njerëz që duhet të ecin për gjashtë orë rresht, vetëm për të siguruar ujë për nevojat e tyre.