Lifestyle

Rusët ndërhyjnë edhe në çmimet Oscar

Regjisori sirian, Feras Fayyad, është bërë subjekt i lajmeve të rrejshme nga mediat ruse, të cilat e paraqesin si simpatizantë të terrorizmit, derisa filmi i tij “The Last Man of Aleppo” është nominuar për Oscar.

Feras Fayyad kaloi një vit duke përcjellë ekipet e shpëtimit në qytetin e rrethuar sirian, të cilët vraponin drejt ndërtesave të rrënuara me qëllim të shpëtojnë njerëz. Filmi kishte marrë kritika të jashtëzakonshme, përfshirë shpërblimin e jurisë në festivalin Sundance, përcjell albinfo.ch.

Por, njohja ndërkombëtare u eklipsua nga tentimet për të prishur reputacionin e regjisorit nga mediat proqeveritare ruse, të mbushura me dezinformata e manipulime. “Duket sikur Rusia dëshiron të ndërhyjë edhe në shpërblimet Oscar, siç bëri në zgjedhjet amerikane”, tha ai për gazetën “The Guardian”.

Që nga nominimet për Oscar, regjisori sirian ishte subjekt i disa artikujve në agjencinë shtetërore të lajmeve Sputnjik, e cila do të diskreditojë punën e tij duke e përshkruar filmin të financuar nga Perëndimi dhe promovim i Al Qaedas.