Shkurt.ch

„Porno-vrasësi” kanadez kapet në Berlin

Pjesë nga trupi i copëtuar i të vrarit i ka dërguar në adresa të partive të ndryshme politike në Kanada

Një ish aktor i filmave pornografikë, cili ndiqet për vrasjen dhe copëtimin e një kinezi në Montreal të Kanadasë, është kapur sot në Berlin, njoftojnë mediet gjermane. 

Kanadezi ndodhej prej disa ditësh në arrati dhe ndaj tij ishte ngritur një fletarrest ndërkombëtar ndërsa është kapur sot në një internet kafe të Berlinit. Një zëdhënës i policisë së Berlinit ka thënë për mediet se nuk mund të jepen të dhëna më të hollësishme.

Personi në fjalë dyshohet të ketë vrarë një të njohurin e tij dhe të ketë xhiruar me kamerë këtë akt. Xhirimin pastaj e ka shpërndarë në internet. Ndërkaq, pjesë nga trupi i copëtuar i të vrarit i ka dërguar në adresa të partive të ndryshme politike në Kanada.