Shkurt.ch

900 licenca të reja për ordinanca mjekësore

890 mjekë kanë marrë lejen e ushtrimit të profesionit nga janari deri në prill ndërkohë që një vit më parë kanë qenë vetëm 389 veta

Në fillim të vitit 2012 në Zvicër është hequr ndalesa për hapjen e ordinancave mjekësore, që ishte vendosur në vitin 2002. Me këtë heqje ka shpërthyer numri i kërkesave për ushtrimin e profesionit të mjekut, duke u trefishuar në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2011.

Plot 890 mjekë dhe mjeke kanë marrë lejen e ushtrimit të profesionit nga janari deri në prill ndërkohë që një vit më parë kanë qenë vetëm 389 veta. Kështu ka njoftuar federata e arkave shëndetësore santésuisse.

Federata supozon se shumica e atyre që kanë marrë numrin e llogarisë (lejen për hapjen e ordinancës)  edhe do t`i hapin ato.

Nga 890 mjekët, 191 janë mjekë të praktikës së përgjithshme, ndërsa shumica e madhe (699) janë specialistë.