Lifestyle
Clint Eastwood promovon filmin më të ri
Legjenda hollivudiane, Clint Eastwood, ishte në Los Angeles për premierën e filmit të tij të fundit “The 15:17 to Paris”, i cili flet tregimin e vërtetë të tre heronjve amerikanë, të cilët mposhtën një sulmues në një tren francez në vitin 2015, përcjell albinfo.ch.
Eastwood në fakt i kishte ftuar tre ushtarët amerikanë të aktronin në këtë film, gjë që aktori legjendar tashmë regjisor nuk e ka bërë më herët.
“Ishte mirë që ata aktruan vetën dhe nuk kanë ndonjë shprehi të keqe”, tha Eastwood për ushtarët Alek Skarlatos, Spencer Stone dhe Anthony Sadler, të cilët ishin në trenin që udhëtonte nga Amsterdami në Paris.
“Ata bënë diçka shumë të pazakontë, sepse shumica e njerëzve ikin nga rreziqet, e ata në fakt ia dolën që të parandalonin tragjedinë”, deklaroi Eastwood.
Tre amerikanët po ashtu ishin nderuar me medalje edhe në Francë për aksionin e shpëtimit kur parandaluan një sulmues terrorist, i cili deshi të sulmonte udhëtarët me thikë. Dy persona u lënduan, por askush nuk vdiq. Filmi “The 15:17 to Paris” do të fillojë të shfaqet në Amerikë nga 9 shkurti.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme