Kultura
Filmi kosovar ‘Një muaj’ do të shfaqet në “Atlanta Film Festival”
Filmi i shkurtër ‘Një muaj’, me skenar dhe regji të Zgjim Terziqit e producent Agon Syla, i cili pati premierën botërore në festivalin e madh “Cairo International Film Festival”, po vazhdon shfaqjet në festivale të tjera. Ky film është pranuar dhe do të shfaqet në programin Narrative Shorts, në festivalin kualifikues për Akademinë Oscars, në Atlanta Film Festival, përcjell albinfo.ch.
‘Një muaj’ është film i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe flet për Anën, një 40-vjeçare e verbër, e pamartuar, e cila jeton sipas marrëveshjes së katër motrave të saj. Pakti i tyre përmban përkujdesjen e saj, secila me rend nga një muaj.
Në këtë film luajnë: Makfire Miftari, Luan Jaha, May-Linda Kosumovic, Shengyl Ismajli, Irena Cahani, Fatmir Spahiu, Rinesa Qeriqi, Era Balaj, Dardane Mehmeti, Zog Zeqiri Berisha, Blerina Krasniqi, Nata Zeqiri Berisha, Lis Spahiu.
Atlanta Film Festival zgjat nga 13-22 prill 2018 në Atlanta, Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky festival mirëpret rreth 25,000 shikues, të cilët mund të shohin filma të metrazhit të gjatë, të shkurtër, animacion dhe dokumentar.
E-Diaspora
-
Naim Selmonaj shpalos përjetimet e tij përmes skulpturës Skulptori shqiptar sot ka mbi 100 skulptura të punuara nga çeliku, të cilat i ekspozon në...
-
Thyen heshtjen Sanija Ameti: “Më vjen turp”
-
Pasdite festive në Vjenë për nder të Krishtlindjes
-
Më 26 dhjetor përfundon regjistrimi për të votuar nga diaspora
-
Bernë: Promovohen librat, “Të fluturosh atje ku nuk ishe” dhe “Hanna”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e ndihmës sociale ra në 2.8 për qind në vitin 2023 Në vitin 2023, shkalla e ndihmës sociale në Zvicër do të ketë rënë në 2.8 për...
-
Naim Selmonaj shpalos përjetimet e tij përmes skulpturës
-
Thyen heshtjen Sanija Ameti: “Më vjen turp”
-
VIDEO
Veturat vetëdrejtuese në Zvicër, por cilat janë rregullat?
-
Sindikata zvicerane kritikon rritjen ‘e pamjaftueshme’ të pagave