Shqipëria
Ndërtesa gjigante që do të ndërtohet në Tiranë
111 metra, 30 kate mbi tokë dhe 5 nën tokë, këto janë të dhënat e kullës që do të ndërtohet ngjitur me pjesën e pasme të “Hotel Tiranës”, në qendër të Tiranës.
Këshilli kombëtar i territorit miratoi në mbledhjen e fundit me dyer të mbyllura lejen e zhvillimit për ndërtimin e kësaj kulle, përcjell albinfo.ch.
Kërkesa është e kompanisë “Geci”, e cila ka në pronësi dhe “Hotel Tiranën”. Një leje zhvillimore për këtë kullë është dhënë në prill të 2017, ndryshimi kësaj radhe është se përveç kompanisë “Geci” shtohet dhe kompania “Aner SH.P.K”, në pronësi të vetë shoqërisë “Geci”. Ndërtimi i ri nuk do të jetë vetëm hotel, por ndërtesë multifuksionale.
Në dokumentet e aplikimit thuhet se objekti, është zgjerim i kapaciteteve akomoduese e shërbimeve të “Hotel Tirana International” me shtesë anësore dhe kullë me destinacion hotel dhe qendër multifunksionale tregtare e shërbimesh.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik