Kuriozitete

Fituesja e lotarisë prej 560 milionë dollarëve padit kompaninë

Fituesja e lotarisë prej 560 milionë dollarëve muajin e shkuar ka paditur zyrtarët e lotarisë shtetërore duke tentuar që të ruajë anonimitetin e saj.

Gruaja nga New Hampshire shtroi padinë civile si Jane Doe, pasi bëri një gabim të madh kur e nënshkroi tiketën fituese pa një konsultues legal.

Ligji shtetëror thotë se emri i fituesit, qyteti dhe shuma e fituar janë shpërblime publike. Por gruaja më vonë mësoi nga avokati i saj se mund t’i shmangej këtyre publikimeve duke e marrë çmimin përmes trustit.

Fituesja akoma s’ka dorëzuar tiketën, por u tregoi zyrtarëve të lotarisë një fotokopje në mënyrë që të përkrahë deklaratën e saj se është fituesja e ‘jackpotit’ të tetë më të madh. Ata i kanë thënë se do të duhet të shpalosin të dhënat e saja, kur dikush shfrytëzon të drejtën e kërkesës për lotarinë e 6 janarit, transmeton Albinfo.ch.

Sipas avokatit të saj ajo dëshiron të ketë jetë të lirë pa pasur nevojë që dikush ta dijë se është fituese e më shumë se gjysmëmiliardi dollarëve.

Në anën tjetër zyrtarët e lotarisë kanë thënë se e dinë që fitimi i një shume kaq të madhe bën ndryshim rrënjësor në jetën e fituesit.